Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Pse njerëzit ndihen të trishtuar pas pushimeve

Foto: Intelligence.com

Shkëputja nga puna i bën mirë trupit, trurit dhe shpirtit por kur pushimet mbarojnë, trishtimi duket se është i paevitueshëm. Reagimet e njerëzve pasi mbarojnë pushimet janë të ndryshme e shpesh të pazakonta.

Megjithatë, këto reagime kanë një emërues të përbashkët: trishtimin.

Kur njerëzit marrin pushimet, jeta u bëhet më e bukur e plot ngjyra. Ditët janë të mbushura me aktivitete, njohje të reja, të qeshura dhe automatikisht ndihen të rëndësishëm.

Ndryshimet në jetën sociale dhe rikthimi në boshllëkun e rutinës mund të shkaktojnë vetmi, mërzi dhe izolim.

Gjatë pushimeve, njerëzit kalojnë kohë me familjen dhe jo gjithmonë kjo kohë është e mbushur me gaz e hare. Ka shumë raste kur njerëzit zhgënjehen nga të afërmit dhe sjellja e tyre. Kjo mund të shkaktojë trishtim dhe mërzi.

Në raste të tjera, gëzimi i të kaluarit kohë me familjen është aq i madh sa kur koha mbaron, njerëzit e kanë të pamundur të mos ndiejnë trishtim.

Pushimet kanë tendencën të ringjallin kujtime të dikujt që nuk është më në jetën tuaj, dhe një gjë e tillë rindez ndjesinë e humbjes dhe emocionet përkatëse të shoqëruara me të.

Njerëzit që preferojnë udhëtimet e largëta në pushime, ndihen të lodhur kur ato përfundojnë. Largimi i lodhjes shoqërohet në mënyrë të pashmangshme me trishtimin.

Ekspertët thonë se gjatë pushimeve, njeriu nuk i reziston dot tundimit të të shijuarit të ushqimeve dhe pijeve të caktuara. Me përfundimin e tyre, sundon dobësia emocionale dhe trishtimi.

Ka raste kur trishtimi transformohet në depresion të mirëfilltë.

Ekspertët këshillojnë që pas pushimeve të niset aktivitetin fizik dhe jetë sociale sa më aktive. Por, e mira e të mirave është se trishtimi pas pushimeve nuk zgjat shumë. /Agroweb

Artikuj të ngjashëm