Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Para se t'i ndërprisni marrëdhëniet me një familjar, bëjini vetes këto 9 pyetje

Konfliktet

Konfliktet

Vendimi për të ndërprerë marrëdhëniet me një anëtar të familjes nuk është kurrë i lehtë.

The Washington Post ka shkruar se ekspertët thonë se, përpara se të merrni një hap kaq të madh, është e rëndësishme të mendoni me kujdes dhe t’ia bëni veten disa pyetje të rëndësishme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në raste abuzimi apo dhune, distanca mund të jetë e domosdoshme dhe mbrojtëse.

Por kur marrëdhënia është thjesht e tensionuar, jo e rrezikshme, ndonjëherë zgjidhja më e vështirë, por më e vlefshme, është të përpiqeni ta rregulloni, jo ta ndërprisni.

Nëntë pyetje që duhet t’i bëni vetes:

A i kam shprehur qartë shqetësimet e mia?

Shpesh njerëzit largohen pa folur mjaftueshëm.

Është e rëndësishme të shpjegoni konkretisht çka ju ka lënduar, në mënyrë që pala tjetër ta kuptojë.
Në vend të etiketave si “narcist” apo “i papjekur emocionalisht”, fokusohuni te përvoja juaj personale.

Shembull: “Kam menduar shumë për marrëdhënien tonë dhe dua të ndaj si jam ndier në disa momente. Nuk dua të të sulmoj, por të më dëgjosh”.

A e kam thënë qartë se çka më lëndon dhe çka dua të ndryshojë?

Flisni për ndjenjat tuaja, jo për karakterin e tjetrit.

Shembull: “Më ka bërë të ndihem keq mënyra si më ke folur. Dua që kjo të ndryshojë, sepse më ndikon edhe për ditë të tëra”.

A jam i/e hapur të dëgjoj edhe versionin e tyre?

Ani pse mund të jetë e vështirë, dëgjimi i palës tjetër krijon mundësi për mirëkuptim. 
Mundohuni të dëgjoni pa gjykim dhe të reflektoni atë që ata thonë.

A i kam dhënë kohë marrëdhënies të përmirësohet?

Ndryshimi nuk ndodh menjëherë. Shumë prindër apo familjarë nuk kanë të njëjtat aftësi komunikimi apo përvojë emocionale. 

Duhet kohë, durim dhe praktikë.

A mund të flas pa u mbështetur te “çka thotë psikologu im”?

Është e rëndësishme të flisni me zërin tuaj.

Ndjenjat dhe përjetimet tuaja janë të mjaftueshme për t’u shprehur.

A po ndikohem nga partneri/ja im/e?

Ndonjëherë vendimi për t’u larguar nga familja ndikohet nga partneri.
Mund të jetë për mbështetje, por edhe për xhelozi, tension apo ndjenjë rivaliteti. Sigurohuni që vendimi është i juaji.

A i kam menduar pasojat?

Ndërprerja e marrëdhënieve ndikon gjithë familjen. 
Mund të krijojë ndarje mes vëllezërve, të ndërpresë lidhjet me kushërinjtë apo gjyshërit dhe të ndryshojë dinamikat familjare.

A po e shmang konfliktin?

Disa njerëz zgjedhin distancën sepse kanë frikë nga bisedat e vështira. 
Por shpesh, përballja me situatat e vështira ndërton forcë emocionale.

A kam punuar me veten?

Ndonjëherë largimi sjell lehtësim, por lehtësimi nuk është gjithmonë zgjidhje. 
Është e rëndësishme të dalloni nëse marrëdhënia është vërtet e dëmshme, apo thjesht e vështirë.

Në fund, sipas ekspertëve, jo çdo marrëdhënie duhet të shpëtohet, por as çdo marrëdhënie e vështirë duhet të ndërpritet menjëherë.

Marrëdhëniet e afërta shpesh kanë tensione, keqkuptime dhe periudha të vështira.

Ndonjëherë, puna e vërtetë është të gjeni një mënyrë të re për të qëndruar në kontakt, me kufij të qartë dhe pa humbur veten.

Sipas ekspertëve vendimi duhet të jetë i menduar, i qetë dhe mbi të gjitha, në të mirën tuaj afatgjatë.