Showbiz

Netflix ia shton 6 episode sezonit të fundit të "Lucifer"

Netflixi ka njoftuar se sezoni i tyre i fundit i serisë Lucifer do t’i ketë gjashtë episode shtesë, kështu që numri i tyre është rritur në gjithsej 16.

Në fillim të majit, e shikuam sezonin e katërt të serisë Lucifer i cili i kishte 10 episode, ndërsa një muaj më vonë zbuluam se sezoni i pestë do të jetë i fundit. Sezoni i fundit gjithashtu duhej t’i kishte 10 episode dhe të shfaqej në vitin 2020, ndërsa tani adhuruesit e morën lajmin e gëzuar: sezoni i fundit do t’i ketë 16 episode në vend të 10, edhe pse ende nuk dihet data e shfaqjes.

Seria Lucifer filloi rrugëtimin në Fox dhe hasi në kritika dhe vlerësime të shkëlqyera dhe vetëm fjalë të mira për aktrimin e Tom Ellis në rolin e karakterit të titullit Lucifer Morningstar,shkruan KOHA Ditore. Seria fillimisht e kishte një shikueshmëri fantastike e cila ra me kalimin e kohës, kështu që Fox e anuloi atë pas sezonit të tretë, ndërsa adhuruesit u gëzuar kur një muaj pas anulimit atë e bleu Netflix edhe për një sezon tjetër prej 10 episodesh. Këtë sezon patëm mundësinë ta shohim si premierë më 8 maj dhe ajo përfundoi goxha e tensionuar, kështu që të gjithë po shpresonin të paktën edhe për një sezon tjetër.

Në rolet e tjera shfaqen Lauren German, Kevin Alejandro, D.B. Woodside, Lesley-Ann Brandt, Aimee Garcia dhe Rachael Harris ndërkohë që në sezonin e katërt atyre iu bashkuan Inbar Lavi dhe Graham McTavish.