Pothuajse një vit pas përfundimit të sezonit të tretë të dramës fantastike Lucifer, më në fund vjen lajmi për fillimin e shfaqjes së sezonit të katërt.
Data e sezonit të ri të ish-serisë së Fox u publikua në teaserin e shkurtër, i cili na zbulon se Lucifer kthehet më 8 maj. Në sezonin e katërt, Lucifer përballet me pasojat e faktit që Chloe e pa fytyrën e tij të vërtetë, ndërsa me këtë i përgatitet një sfidë e vërtetë. Eva, ajo Eva e cila e bëri mëkatin e parë, po kthehet, ndërsa se a dëshiron të hakmerret apo diçka tjetër, këtë do ta zbulojmë së shpejti...

Seria i kaloi tre sezone në Fox dhe më pas u anulua dhe shpëtimin e gjeti tek Netflix kur ky shërbim streaming e kërkoi sezonin e katërt dhe atë vetëm një muaj pas anulimit, shkruan KOHA Ditore.
Në rolin kryesor të Luciferit paraqitet Tom Ellis, Lauren German e luan detektiven Chloe Decker, ndërsa në rolin e Evës do ta shohim Inbar Lavi. Në rolet e tjera janë Kevin Alejandro, D.B. Woodside, Lesley-Ann Brandt, Aimee Garcia dhe Rachael Harris.
Sezoni i katërt Lucifer do t’i ketë 10 episode dhe do të kthehet më 8 maj.