Serialit “Preacher” do t’i arrijë fundi pas sezonit të katërt, është vendosur në AMC.
Seria vjen nga producentët Seth Rogen dhe Evan Goldberg, dhe bazohet në serinë e popullarizuar me po të njëjtin titull të stripave dhe bën fjalë për priftin Jesse Custer (Dominic Cooper), ish-të-dashurën e tij të rrezikshme Tulip (Ruth Negga) dhe vampirin irlandez Cassidy (Joseph Gilgun).
Ata të tre janë në një udhëtim në kërkim të Zotit dhe futen në mesin e luftës së trazuar në mes të Parajsës, Ferrit dhe gjithçkaje në mes, përcjell KOHA Ditore.
Rogen e ka zbuluar lajmin për fundin e serisë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe me këtë rast i falënderoi fansat. "Po vjen sezoni i katërt dhe i fundit i “Preacher”. Ishte ky një udhëtim i çmendur. Ju faleminderit të gjithëve!", shkroi shkurtimisht Rogen dhe e publikoi një videoklip të shkurtër, i cili zbuloi se sezoni i fundit vjen më 4 gusht.