Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“The Good Doctor” përfundon pas 7 sezonesh

Sezoni i shtatë i serialit të njohur “The Good Doctor” do të jetë i fundit, ka njoftuar ABC, kompania amerikane e transmetimeve.

Drama mjekësore me aktorin Freddie Highmore që luan rolin e doktorit Shaun Murphy rikthehet me sezonin lamtumirës më 20 shkurt, shkruan NYT.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bazuar në serialin koreano-jugor të vitit 2013 me të njëjtin emër, “The Good Doctor” flet për një kirurg autik që lë një jetë të qetë në fshat për t’ju bashkuar një spitali prestigjioz.

Presidenti i “Disney Television Group”, Craig Erwich ka lavdëruar krijuesit e serialit duke thënë se kanë mahnitur audiencën. Erwich ka thënë se po përgatiten për të përfunduar një histori të dashur dhe se i është mirënjohës kastit, ekipit dhe partnerëve për gjithë punën e bërë me “The Good Doctor”.

Seriali, i cili u shfaq premierë në vitin 2017, do të përfundojë me sezonin e ri që do të nisë në shkurt. Sezonin e kaluar pati 6.2 milionë shikues.