Seriali i njohur televiziv, “You”, vjen me sezonin e katërt në Netflix. Disa aktorë të rinj i bashkohen kastës së këtij sezoni.
I krijuar nga dyshja Greg Berlanti dhe Sera Gamble, seriali i zhanrit triler psikologjik rikthehet në ekran gjersa kryepersonazhi, Joe Goldberg, i portretizuar nga aktori Penn Badgley, maskohet si një profesor universiteti në Londër pas ngjarjeve të sezonit të tretë.
Sezoni i katërt i serialit “You” që transmetohet në platformën Netflix është ndarë në dy pjesë, nga të cilat 5 episodet e para tashmë janë lansuar nga 9 shkurti. Episodet finale priten të arrijnë në muajin e ardhshëm, më datën 9 mars.
Në sezonin e ri, aktorja Charlotte Richie e luan në rolin e Kate, menaxhere në një galeri e cila e ka një ‘’marrëveshje’’ me profesorin e letërsisë Malcolm, të portretizuar në ekran nga aktori Stephen Hagan.
Aktorja angleze më së miri njihet për rolet në serialet si: “Ghosts”, “Fresh Meat” dhe “Siblings”. Ajo po ashtu luajti në serialet komike të “Channel 4” si, “Dead Pixels”, “Feel Good” dhe “Call The Midwife”.
Aktorët e rinj që iu shtuan kastës së njohur të këtij seriali janë: Lukas Gage i njohur nga seriali “Euphoria”, Tilly Keeper nga “EastEnders”, Amy-Leigh Hickman nga seriali “Ackley Bridge” dhe Ed Speleers i njohur për rolin në serialin “Outlander”.