Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Halloween Ends”, vazhdimi i fundit i filmit të famshëm horror

“Halloween Ends” është vazhdimi i fundit në serinë e filmave të famshëm horror, më saktësisht i trembëdhjeti me radhë dhe i fundit në trilogjinë që filloi me filmin e vitit 2018, “Halloween”.

I realizuar nga regjisori David Gordon Green, filmi në rolet kryesore i sjell aktorët, Jamie Lee Curtis, Andi Matichak, Rohan Campbell, Will Patton, Kyle Richards dhe James Jude Courtney. Pasi pësoi vonesa të realizimit si pasojë e pandemisë së koronavirusit, projekti më në fund u xhirua në Georgia në fillim të këtij viti.

“Halloween Ends” e rrëfen historinë e Corey Cunninghamit, një i ri që bie në dashuri me mbesën e Laurie Strode, ndërsa një sërë ngjarjesh duke përfshirë takimin me personazhin e keq, Michael Myers, ia shkatërrojnë jetën dhe e shndërrojnë atë në një vrasës të dëbuar nga shoqëria.

Filmi e shënoi premierën botërore në Los Angeles, para se ta fillonte transmetimin nëpër kinema dhe në platformën “Peacock”.