Showbiz

“The Conjuring: Last Rites”, vazhdimi i fundit i filmave të njohur horrorë

Filmi horror

Çifti jo i zakonshëm, Warrens, rikthehet në ekran të madh për një mision të fundit. “The Conjuring: Last Rites” është vazhdimi i katërt dhe i fundit në serinë e filmave të famshëm horror, mbi të cilët bazohen edhe filmat e tjerë të suksesshëm të këtij zhanri si “Annabelle” dhe “The Nun”.

Traileri i filmit të ardhshëm “The Conjuring” shfaq hetuesit paranormalë, Ed dhe Lorraine Warren, të portretizuar nga aktorët Patrick Wilson dhe Vera Farmiga, duke u rikthyer në punën e tyre jo të zakonshme dhe jashtëzakonisht të rrezikshme, teksa marrin përsipër një rast të ri dhe frikësues. Kësaj radhe, Wilson dhe Farmiga, shoqërohen nga dy aktorë të ri, Ben Hardy dhe Mia Tomlinson.

I vendosur në vitin 1986, pesë vjet pas ngjarjeve të filmit “The Conjuring: The Devil Made Me To It”, kryepersonazhet Ed dhe Lorraine Warren rikthehen nga pensionimi për të ndihmuar familjen Smurl, në Pensilvani. Ata raportojnë një sërë ngjarjesh shqetësuese të mbinatyrshme që ndodhin në shtëpinë e tyre, duke përfshirë aromat e ndyra, zërat e frikshëm dhe sulmet e dhunshme. Ndërsa çifti Warren gërmon më thellë, ata përballen me një demon që ka hakmarrje personale, duke e bërë misionin e tyre më të errët dhe më të rrezikshëm deri më tani.

“The Conjuring: Last Rites” lansohet nëpër kinema më 5 shtator 2025.