Studioja filmike “Universal Pictures” i ka publikuar pamjet e para të filmit të ri të mbushur me skena aksion, “Nobody 2”, që është vazhdim i trilerit të vitit 2021 me protagonist yllin e hollywoodit, Bob Odenkirk.
Filmi e rikthen aktorin në rolin e Hutch Mansellit, një burrë punëtor i zakonshëm, që gjithashtu ka aftësi të fshehta të vrasësit. Pasi Hutch pajtohet ta dërgojë gruan e tij, Becca dhe fëmijët e tyre për pushime verore, ai e gjen veten sërish në një situatë të pazakontë. Hutch bëhet shënjestër e një sherifi të korruptuar dhe një shefeje të pamëshirshme të krimit.
Aktorët Sharon Stone, Colin Hanks dhe John Ortiz, u bashkohen kastës nga filmi i parë të përbërë nga emra të shquar si, Bob Odenkirk, Connie Nielsen, RZA, Michael Ironside, Colin Salmon, Billy MacLellan, Gage Munroe, Paisley Cadorath dhe Christopher Lloyd.
“Nobody 2”, i cili vjen me regji të Timo Tjahjantos, fillon së shfaquri për publikun e gjerë nga 15 gushti.
-
Spiunazh, pushtet dhe sekrete në serialin “Black Doves 2”
-
Jim Caviezel me rol kryesor në filmin e ri aksion, “Ghost Soldier”
-
10 filmat që ia vlen t’i shikoni këtë shtator
-
“Mortal Kombat 2” shumë i përafërt me videolojën e popullarizuar
-
Jonah Hill i gatshëm t’i rikthehet humorit pas një periudhe jo të mirë