Selena Gomez ka rezultuar pozitive në testin për COVID-19.
Këngëtarja ka njoftuar në rrjetet sociale se ka anuluar paraqitjen në shfaqjen “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon” pas infektimit.
“Nuk do të shkojë te Falloni sonte. Përfundova me COVID, por po pushoj dhe po ndihem mirë. Një rikujtim se COVID-i është ende këtu”, ka shkruar ajo.
Dokumentari i ri i Selenës “My mind and me” do të publikohet në nëntor dhe ajo do të tregonte mbi projektin gjatë intervistës me Jimmy Fallonin.
Ajo në dokumentar është hapur për problemet disa vjeçare që ka pasur me shëndetin.