Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, ka rezultuar pozitive me COVID-19 të martën, pasi është kthyer nga një udhëtim njëjavor në California, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.
"Sot, zëvendëspresidentja Harris rezultoi pozitiv për Covid-19 në testet e shpejta dhe atë PCR. Ajo nuk ka shfaqur simptoma, do të izolohet dhe do të vazhdojë të punojë nga rezidenca e zëvendëspresidentes”, ka thënë Kirsten Allen, sekretarja e shtypit e zëvendëspresidentes, raportoi CNN-i.
Allen ka njoftuar se Harrisi nuk ka pasur kontakt me presidentin Biden apo Zonjën e Parë për shkak të udhëtimeve të fundit.
Sipas sekretares së shtypit, Harrisi do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë kur të rezultojë negative.
Harris do të merrte pjesë të martën në takimin e rregullt të shërbimit të inteligjencës, bashkë me presidentin Biden.
Ajo ka udhëtuar nga Washingtoni për në California më 18 prill dhe nuk është kthyer deri të hënën në mbrëmje.
-
Zonja e parë e SHBA-së rezulton pozitive me COVID-19
-
Çfarë shkoi keq për Kamala Harrisin?
-
Harris thotë se presidenca e saj s’do të jetë vazhdimësi e asaj të Bidenit
-
Harris dhe Walz paraqiten sonte në CNN në intervistën e parë të përbashkët
-
Kamala Harris bëhet zyrtarisht kandidate për presidente e demokratëve