Zonja e parë e SHBA-së Jill Biden ka rezultuar pozitive me COVID-19 vetëm disa ditë përpara se presidenti Joe Biden, që rezultoi negativ, të udhëtonte në një samit të Grupit 20 në Indi, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë të hënën.
Gruaja 72-vjeçare e Bidenit, simptomat e së cilës u përshkruan si të lehta, së fundi kishte COVID në gusht të vitit të kaluar, ka raportuar Reuters të martën.
Presidenti 80 vjeç ka rezultuar pozitiv për herë të fundit në korrik të vitit 2022.
“Këtë mbrëmje, Zonja e Parë doli pozitive për COVID-19”, ka thënë drejtoresha e saj e komunikimit.
Pas testit pozitiv të Zonjës së Parë për COVID-19, presidenti Biden iu nënshtrua një test COVID këtë mbrëmje, në të cilin rezultoi negativ. Ai do të monitorohet ditëve në vazhdim në rast se do të ketë simptoma.
-
Bideni rezulton pozitiv për COVID-19
-
Biden pas diagnostikimit me kancer: Jemi më të fortë kur jemi të thyer
-
“Mirë se erdhët në shtëpi”, Bideni takon Trumpin
-
Jill Bideni mori dhuratën më të shtrenjtë nga një lider i huaj më 2023
-
Bideni rikthehet në Shtëpinë e Bardhë pasi rezultoi negativ për Covid-19