Botë

Biden pas diagnostikimit me kancer: Jemi më të fortë kur jemi të thyer

Joe Biden

Foto: Associated Press

Ish-presidenti amerikan, Joe Biden, ka folur të hënën për herë të parë pas raportimeve në media një ditë më parë, se ai është diagnostikuar me kancer.

Në një postim në X, Biden ka postuar një fotografi me bashkëshorten e tij, Jill Biden, dhe ka falënderuar të gjithë për përkrahjen.

“Kanceri na prek të gjithëve. Si shumë prej jush, Jill dhe unë kemi mësuar se jemi më të fortë kur jemi të thyer. Faleminderit që na keni qëndruar pranë me dashuri dhe mbështetje”, ka shkruar Biden.

New York Times ka shkruar të dielën se Bideni është diagnostikuar me një formë agresive të kancerit të prostatës. 

Mediumi ka shkruar se diagnoza erdhi pasi mjekët gjetën një pjesë në prostatën e Bidenit që kërkonte vlerësim të mëtutjeshëm.