Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Selena Gomez dëshiron që Justin Bieber ta dëgjojë albumin e saj të ri

Selena Gomez shpreson se ish i dashuri i saj, Justin Bieber, do ta dëgjojë albumin e saj të ri.

Ylli së fundmi e bëri një rikthim të bujshëm, duke i publikuar dy këngë të reja – “Lose You to Love Me” dhe “Look at Her Now” - nga studio albumi i saj i tretë i shumëpritur, ndërsa fansat spekulojnë se këngët u frymëzuan nga fundi i lidhjes së saj të herëpashershme me yllin e hitit “Sorry” dhe martesa e tij pasuese me bashkëshorten Hailey.

Duke folur në emisionin e radios të Zach Sang në Los Angeles të premten, ylli e pranoi se ajo shpreson që Justin do ta dëgjojë albumin e saj të ri.

"Po, dua (që ai ta dëgjojë)", tha ajo. "Dhe ja ku është qëllimi: të jesh në gjendje të thuash diçka vetë, dhe të jesh në gjendje të thuash diçka që në fakt është e bukur".

Duke zbuluar se pse dëshironte ta tregonte anën e saj të tregimit për lidhjen e tyre përmes këngëve në LP-në e saj të re, Selena shtoi: "Për mua, qëllimet e mia nuk janë kurrë të këqija. Ato thjesht nuk janë.

"Unë as që di ta bëj atë. Synimet e mia mund të jenë pak të çuditshme, por gjithmonë dua të jem e vërtetë, dhe kur ndiej sikur disa gjëra nuk janë thënë, atëherë duhet t'i shndërroj gjërat në art".

Edhe Selena mbron Haileyn nga ‘kërcënimet me vdekje’ Showbiz Selena mbron Haileyn nga ‘kërcënimet me vdekje’

Selena u shfaq në titujt kryesorë në fillim të kësaj jave, kur Hailey e postoi një fotografi të hitit të Summer Walker “I’ll Kill You” në Instagram Stories të saj menjëherë pasi ylli i Wolves e publikoi këngën e saj të re, me ç’rast fansat janë të bindur se kishte lidhje me ish të dashurën e bashkëshortit të saj, shkruan KOHA Ditore.

Megjithatë, modelistja i hodhi poshtë pretendimet dhe 27-vjeçarja Selena e shkruajti një postim për fansat e saj në mbështetje të Hailey, duke shkruar: “Unë nuk i mbështes femrat që i sulmojnë femrat. Dhe kurrë nuk do t’i mbështes. Prandaj, ju lutem tregohuni të mirë me të gjithë”.