Scarlett Johanson do të bashkohet me grupin e aktorëve në krye me Chris Evansin për filmin “Ghosted”.
Sipas Deadline, “Ghosted” ka regjisor Dexter Fletcher dhe është shkruar nga Paul Wernick dhe Rhett Reese.
Johansson ka bashkëpunuar me Evansin në tre filmat “Avengers”, si dhe në “Captain America”. Aktorët janë në bisedime dhe ende nuk dihen më shumë detaje.
Johansson kishte konfirmuar se do të jetë pjesë e filmit të Wes Andersonit, i cili ende nuk ka marrë një titull.
Artikuj të ngjashëm
-
De Armas dhe Evans bashkohen në ekran të madh me filmin “Ghosted”
-
Ribashkohen në ekran Chris Evans dhe Scarlett Johansson
-
Scarlett Johansson i bashkohet filmit të ri “Exorcist” të Mike Flanaganit
-
Premiera e filmit “Ghosted” në New York
-
Scarlett Johansson fiton rol në filmin e ardhshëm të regjisorit Wes Anderson