Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Premiera e filmit “Ghosted” në New York

Chris Evans dhe Ana de Armas e ndoqën premierën e filmit të tyre të ri me spiunë, “Ghosted”, në New York City. Ky është projekti i tretë që i sjell ata së bashku në ekran të madh.

“Është shumë e lehtë, ne e kemi një kimi të bukur me Anan. Ajo është vërtetë e mrekullueshme në çdo gjë që bënë. Prandaj, kur je në sheshin e xhirimit me të, thjeshtë duhet të qëndrosh në njërën anë dhe të mos e pengosh në punë”.

Edhe aktorja latine e ndanë të njëjtin mendim dhe vlerësim për kolegun e saj.

“Ne në përgjithësi e pëlqejmë njëri-tjetrin nga dita e parë kur u takuam në sheshin e xhirimeve të filmit ‘Knives Out’. Nuk dukej sikur ishim të panjohur. Pra, e kemi ndërtuar një raport të bukur shoqëror. Nuk është një shoqëri për të cilën duhet të punosh shumë për ta ruajtur. Ne thjeshtë mirëkuptohemi lehtë”.

Duke e lënë pas reputacionin e superheroit, në “Ghosted”, Chris Evans vjen në rolin e një burri të dashuruar marrëzisht pas një agjenteje të fshehtë të CIA-së, e cila vjen e portretizuar nga Ana de Armas. Cole e përjeton një takim të mrekullueshëm me Sadien, por kur provon ta kontaktojë atë për t’u ritakuar, ajo nuk i përgjigjet mesazheve të tij. Eventualisht ai e mëson se Sadie është një agjente e fshehtë, kjo pasi pa dashje përfshihet në një prej misioneve të saj të rrezikshme.

Edhe Ana de Armas e gatshme për të punuar me Tom Cruise Showbiz 11 muaj më parë Ana de Armas e gatshme për të punuar me Tom Cruise

Por, fatkeqësisht fansat nuk do të mund ta shohin aktorin në rolin e Captain Americas edhe për një kohë të gjatë. Evans ka deklaruar publikisht se është ende herët që ai ta përsëris rolin e superheroit të dashur të “Marvelit”.

Megjithatë, pavarësisht vëmendjes që i kushtohet këtij personazhi, ai tha se nuk shqetësohet kur e pyesin për këtë.

“Jo nuk bezdisem aspak. Unë e adhuroj atë rol dhe atë kapitull të jetës sime. Dhe për shkak të kësaj dashurie mundohem ta ruaj dhe të çmoj këtë eksperiencë. E vërteta është se nuk dua të bëjë diçka që do t’ia humbte vlerat atyre projekteve të mrekullueshme, pjesë e së cilave isha edhe unë”.

Ndërkohë, de Armas tregoi se është shumë e lumtur që do ta ketë rolin kryesor në filmin e ardhshëm “Ballerina”, që është version i ri i filmave të njohur aksion, “John Wick”. Ky projekt do ta ketë premierën vitin e ardhshëm.

Yjet e Hollywoodit të cilët publiku i ka parë së bashku në filmat, “Knives Out” dhe “The Gray Man”, janë ribashkuar në ekran të madh falë insistimit të regjisorit, Dexter Fletcher, i cili gjendet prapa këtij projekti që i takon zhanreve romancë, aksion, aventurë dhe komedi.

“Kur i bënë bashkë këta të dy, ndodhë një eksplodim kimik. Bëjë shaka, por e vërteta është se ata janë miq të mirë dhe kanë shumë respekt për njëri-tjetrin. Ky është filmi i tretë që e realizojnë së bashku dhe tashmë e kanë krijuar një shoqëri natyrale dhe një lidhje të fortë të cilën unë si regjisor pata mundësinë ta eksplorojë në këtë film. Sepse kur i sheh së bashku në ekran, ti thjeshtë beson se janë çift dhe bënë tifo për ta. E kjo ndodhë pikërisht për shkak se e kanë një shoqëri të çiltër”.

Aktorja latine e zëvendësoi yllin e kinematografisë, Scarlett Johansson, në rolin e protagonistes së këtij filmi. Ajo po ashtu shërben si producente ekzekutive e projektit, krahas kolegut dhe mikut të saj, Evans.

Edhe Katie Holmes shfaqet dorë për dore me partnerin e ri Showbiz 1 j. më parë Katie Holmes shfaqet dorë për dore me partnerin e ri

Krahas tyre në film po ashtu luajnë aktorët, Amy Sedaris, Tate Donovan, Lizze Broadway, Adrien Brody dhe Tim Blake Nelson.

“Ghosted” ka filluar së shfaquri në platformën Apple TV+ nga 21 prilli.