Ana de Armas dhe Tom Cruise janë duke u përgatitur për filmin e tyre të ri “Deeper”, një thriller mbinatyror që zhvillohet në thellësitë e oqeanit.
Aktorja 37-vjeçare është parë së fundmi në Vermont, ku ajo zotëron një shtëpi, së bashku me Tom Cruise, 63 vjeç.
Një burim për revistën People ka thënë se De Armas po e shijon kohën që po kalon me të.
“Asaj i pëlqen të kalojë kohë me Tomin”, ka thënë burimi.
Të dy aktorët janë shumë të përkushtuar ndaj këtij projekti, që duket se ka rëndësi të veçantë për secilin prej tyre.
“Tani janë ende të përqendruar te fillimi i këtij projekti të ri. Është një film shumë i rëndësishëm për të dy. Do të kenë një orar të ngjeshur xhirimesh, por janë gati”, ka shtuar burimi.
Kjo është hera e parë që De Armas punon me yllin e Hollywoodit, dhe ajo është e motivuar të japë më të mirën nga vetja.
“Është hera e parë që punon me Tomin dhe ajo dëshiron të japë maksimumin. Ajo e di që Tom ka standarde shumë të larta në set, por është gati për sfidën”, ka thënë tutje burimi.
Ndërkohë, edhe jeta e aktores larg qendrës së vëmendjes duket se po shkon shumë mirë.
Pronarja e kafenesë Au Comptoir në qytetin Woodstock të Vermontit, Zoe Zilian, e ka përshkruar aktoren si një person shumë të thjeshtë dhe të këndshëm.
“Mendoj që ky qytet është i përkryer për të. Edhe pse është një yll i madh, këtu ka shumë njerëz që nuk janë të përfshirë aq shumë në botën e famës. Nuk është se i japin shumë rëndësi”, ka thënë Zilian për Us Weekly.
Ajo shtuar se ndokush as do ta kuptonte që është një personazh i famshëm.
“E trajtojmë si çdo klient tjetër, dhe ajo përshtatet në mënyrë të natyrshme. Është shumë e sjellshme dhe gjithmonë kemi biseda të këndshme me të. Është thjesht një tjetër vizitore në qytet, dhe ne ashtu e trajtojmë, me mikpritje dhe respekt, si gjithë të tjerët”, ka thënë Zilian.