Ata më parë luanin në disa seri filmash, veçanërisht kur portretizonin Captain America dhe Black Widow. Dhe, të dielën, është bërë e ditur se Chris Evans dhe Scarlett Johansson ka të ngjarë të ribashkohen në ekran në filmin e ardhshëm “Ghosted”. Lajmi u bë i ditur nga “Deadline”, që ka theksuar se filmi i ardhshëm me regji nga Dexter Fletcher do të prodhohej nga Apple.
Gjithashtu, thuhet se aktori dhe aktorja janë në bisedimet e fundit për t’u shfaqur në film. Evans dhe Johansson kanë luajtur në disa filma së bashku në “Marvel Cinematic Universe” duke përfshirë të katër filmat “The Avengers” dhe kanë luajtur më parë në filmin e vitit 2004 “The Perfect Score”. Skenaristët e “Zombieland”, Paul Wernick dhe Rhett Reese, janë skenaristë të projektit.
“The Hollywood Reporter” ka thënë se Evans gjithashtu ka mundësi edhe të jetë producent i filmit. Hollësitë për filmin tani po mbahen të fshehura nga publiku, megjithëse filmi po përshkruhet si një histori romantike aksion-aventurë e ngjashme me “Romancing The Stone”, të vitit 1984.
Një datë fillimi për punën fizike në filmin e ardhshëm nuk është përcaktuar nga kompania e saj prodhuese. As data e mundshme për publikimin e “Ghosted” nuk është bërë e ditur për publikun deri më tani. Evans, aktualisht, është duke u përgatitur për publikimin e filmit “The Grey Man”.
Aktori do të shfaqet si pjesë e shërbimit sekret CIA, Lloyd Hansen, në filmin e ardhshëm, i cili bazohet në romanin e Mark Grearneyt të vitit 2009 me të njëjtin emër.
Në film luajnë edhe Ryan Gosling si ish-pjesëtar i “Gentryt” dhe disa aktorë të tjerë, si Ana de Armas, Billy Bob Thornton dhe Wagner Moura.
Themelet e projektit u hodhën një dekadë më parë dhe udhëzime të shumta iu bashkëngjitën filmit.
Xhirimet përfundimisht filluan në fillim të këtij viti dhe u bënë në disa vende para se prodhimi të përfundonte në fund të muajit të kaluar.
“Gray Man” është vendosur të bëjë debutimin e tij të gjerë në shërbimin e transmetimit Netflix, në një datë të paspecifikuar në të ardhmen e afërt.