Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Sarah Jessica Parker ndihet rehat në rolin e Carrie Bradshaws

Sarah Jessica Parker

Sarah Jessica Parker

Foto: Associated Press

Aktorja e njohur, Sarah Jessica Parker, është admiruese e rolit të saj në serialin “Sex and The City” dhe ndihet krenare për këtë.

60-vjeçarja, e cila luan rolin e Carrie Bradshaws edhe në vazhdimin e serive në fjalë, projektin filmik “And Just Like That”, në podcastin “Call Her Daddy”, ka treguar se gjithmonë e ka shijuar këtë rol, ka raportuar FemaleFirst.

“Më së pari, mënyra se si ajo fliste, zgjedhja e shprehjeve që kishte, asnjëherë nuk e kam parë e as dëgjuar një grua të flasë ashtu”, ka thënë aktorja.

Ajo tutje ka treguar se e “respekton” kureshtjen që Carrie ka për marrëdhëniet intime dhe “politikat seksuale”.

“Gjë që unë nuk e bëj, nuk flas për këtë pjesë as me shoqet e mija. Do të flas për këtë hapur, por nuk ulem të flas detaje të jetës sime intime në atë mënyrë”, ka thënë ajo.

Edhe Kristin Davis shpreson që “Sex and the City” të vazhdojë edhe pas përfundimit të serialit Showbiz Kristin Davis shpreson që “Sex and the City” të vazhdojë edhe pas përfundimit të serialit

Jessica Parker ka thënë se e sheh Carrien si “të mbijetuar”.

“Ajo është si një e mbijetuar e vogël. Ka instinktin ta mbajë kokën lart, jo çdo herë duke bërë zgjedhje të mençura”, ka thënë tutje ylli.

Adhuruesit e serialit kanë kritikuar mënyrën se si Carrie merr vendime, përfshirë lidhjen e saj me Mr. Big, por kjo nuk është diçka që e ka shqetësuar Jessica Parkerin.

“Ka shumë pjesë ku ajo nuk merr vendime të mira për jetën, por Carrie në anën tjetër ka qenë edhe shumë besnike, e ndershme, e besueshme, shoqe shumë e mirë, e shumë çka tjetër”, ka thënë ajo.

Aktorja ka thënë se nëse do ishte shoqja e Carriet, e nëse do të shihte se është duke gabuar, sigurisht që nuk do të ndihej mirë.

Edhe Ylli i serialit “Sex and the City” u zhgënjye nga koleget pas akuzave për sulm seksual më 2021 Showbiz Ylli i serialit “Sex and the City” u zhgënjye nga koleget pas akuzave për sulm seksual më 2021

“Por si aktore që e luan rolin e saj, e dua ashtu siç është. E dua të gjithën”, ka thënë ajo.