Sandra Bullock ka shpresa të mëdha për të ardhmen e vajzës së saj, Laila, dhe nuk ka aspak frikë që t’i ndajë ato me botën.
Fituesja e çmimit “Oscar” ka folur rreth prindërimit dhe ëndrrave që ka për vajzën e tij, në një intervistë për revistën prestigjioze “People”.
Një prej ëndrrave, për të cilën aktorja e famshme 57-vjeçare ka thënë se tashmë “është një fakt”, është që vajza e saj 8-vjeçare, Laila do të bëhet presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Bullock më pas ka bërë shaka duke shtuar “se edhe ajo do të bëhet pjesë e Shtëpisë së Bardhë”, duke thënë se “do të jem duke bërë ndonjë ridekorim”.
Në vitin 2015, Bullock kishte thënë po për “People” se ajo e ka adaptuar Lailan, e cila ka qenë në një qendër kujdestarie në Louisiana.
Bullock e kishte adoptuar edhe djalin e saj Lous tash 11 vjeç, në vitin 2010.
Edhe
Heidi Klum beson se vajza e saj Lou mund të bëhet presidente e SHBA-së
"Unë jam vetëm një nënë," tha ajo të premten duke treguar se si e shohin fëmijët e saj.
“Kur iki, më mungon, kur jam aty, mërzitem dhe pikërisht kështu duhet të jetë”, ka vazhduar ai.