Ylli i “Outlander”, Sam Heughan, është zgjedhur si top preferenca e adhuruesve të Batmanit për ta luajtur këtë superhero në filmin e ri të regjisorit Matt Reeves.
Skocezi, i cili një herë ishte në audicion që ta luante James Bondin dhe është ende i interesuar për këtë rol, i mori 98. 000 vota në një sondazh të ri të Just Jared duke dalë i pari, ndërsa Jensen Ackles përfundoi i dyti me mbi 67.000 vota.
Sondazhi erdhi kur u konfirmua se Ben Affleck do të largohej nga roli i Batman për filmin e shumëpritur të Reeves, transmeton Koha.net.
Aktori/regjisori fillimisht u planifikua ta ripërsëriste rolin e tij si Bruce Wayne/Batman nga filmat Batman v Superman: Dawn of Justice, Suicide Squad dhe Justice League në projektin e ri, dhe në një fazë planifikohej ta bënte regjinë nga një skenar që ai e kishte bashkëshkruar, por Reeves e mori filmin në shkurt të vitit 2017 dhe më 30 janar, drejtuesit e studios nga Warner Bros konfirmuan se Affleck nuk do të shfaqej në film, i cili do të dalë në verën e vitit 2021.
Raportet sugjerojnë se projekti do të përqendrohet në një Batman më të ri, ndërkohë që aktualisht është duke u kërkuar aktori që do ta luajë këtë karakter.
Edhe
Aktori Sam Heughan i preferuari i publikut për rolin e agjentit James Bond
Edhe pse Affleck kishte pasur ndikim në riaktualizimin e filmit, ai dukej i lumtur me rezultatin, duke shkruar: "Jam i ngazëllyer për #TheBatman në verën e vitit 2021 dhe që do ta shohë realizimin e vizionit të @MattReevesLA".
Detajet rreth skenarit për The Batman mbeten sekrete, edhe pse Joe Manganiello është bashkuar për ta luajtur Slade Wilson/Deathstroke, ndërsa J.K. Simmons dhe Jeremy Irons thuhet se i reprizojnë rolet e tyre si shefi i policisë në Gotham City, komisari Gordon dhe batleri Alfred Pennyworth.