Aktori i njohur nga Hollywoodi, Ben Affleck, nuk do të jetë aktori që do të veshë kostumin e Batmanit, i cili do vijë në kinema në verën e vitit 2021.
Pas gati dy vitesh spekulime, tashmë është zyrtare, Affleck nuk do të kthehet si Bruce Wayne në filmin tjetër Batman për Warner Bros.
Në vend të kësaj, projekti i drejtuar nga Matt Reeves, me titull “The Batman”, do të kërkojë një tjetër aktor. Nuk dihet ende se kush do zëvendësojë Affleckun, në filmin që do dalë më 5 qershor në vitin 2021.
46-vjeçari u shfaq fillimisht në filmin me superheroin në vitin 2016, “Batman vs. Superman: Dawn of Justice”. Ai ripërsëriti rolin në “Suicide Squad” po atë vit, para se të kthehej tek karakteri në vitin 2017 me “Justice League”./atsh
-
Ben Affleck mendon se Robert Pattinson do të jetë një Batman i “mrekullueshëm”
-
Robert Pattinson konfirmohet për rolin e Batmanit
-
Robert Pattinson, zyrtarisht “Batman”-i i ri
-
Robert Pattinson zëvendëson Ben Affleck në filmin e ri “Batman”
-
Sam Heughan kryeson sondazhin e fansave për ta luajtur Batmanin