Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Robert Pattinson konfirmohet për rolin e Batmanit

Ylli “Twilight”, Robert Pattinson, është konfirmuar si Batmani i ri nga regjisori i filmit të ri për këtë superhero.

Matt Reeves e ka postuar një GIF të britanikut të famshëm nga filmi Good Times me tre emoji të lakuriqit.

Pattinson thuhet se e mposhti Nicholas Houltin në garën për ta zëvendësuar Ben Affleckun në “The Batman”. Afflecku u ngarkua me rolin e regjisorit dhe rolin kryesor në film, por ai dha dorëheqje duke i hapur rrugë Reevesit që ta riimagjinojë karakterin.

Pattinson kohët e fundit u përfol si aktori kryesor në film mes raporteve që sugjeronin se ai dhe Hoult po testoheshin për këtë punë.

Burimet thanë për Deadline se drejtuesit e studios në Warner Bros, e miratuan përfundimisht Pattinsonin gjatë fundjavës.

Affleck ishte aktori i fundit që e veshi kostumin e superheroit të DC Comics, aka Bruce Wayne, dhe atë në filmin e vitit 2016 “Batman v Superman: Dawn of Justice” dhe në “Justice League” të vitit 2017. Ai gjithashtu e bëri një paraqitje të shkurtër në “Suicide Squad” të vitit 2016.

Edhe Scarlett Johansson pritet t’i bashkohet kastit të filmit “The Batman Part II” Showbiz 7 muaj më parë Scarlett Johansson pritet t’i bashkohet kastit të filmit “The Batman Part II”

The Batman tani pritet të fillojë me produksionin në Londër këtë vjeshtë (2019), përpara shfaqjes së filmit në vitin 2021, shkruan KOHA Ditore.

Pattinson do t’u bashkohet aktorëve si George Clooney, Michael Keaton, Val Kilmer, Christian Bale dhe Affleck, të cilët e kanë luajtur Batmanin në ekranin e madh në të kaluarën.