Colin Farrell do të luajë përballë Robert Pattinsonit si keqbërësi Penguin në filmin e ardhshëm të DC Comics, “The Batman”.
Roli i aktorit në film u përfol qysh në nëntor, ku “Deadline” raportoi se ai ishte "në negociata" për rolin. Dhe të hënën, regjisori Matt Reeves shkroi në Twitter për të konfirmuar se ai i është bashkuar kastit.
Reeves shkroi, "Prit - a je ti, #Oz?", ku e përfshiu një klip të Colin duke i mbledhur supet - duke iu referuar emrit të vërtetë të Penguin në DC Comics, Oswald Chesterfield Cobblepot, shkruan KOHA Ditore.

Pattinson do ta udhëheqë kastin si Batmani i ri, ndërsa Zoe Kravitz do ta luajë Catwoman, Paul Dano The Riddler dhe Jeffrey Wright do ta luajë komisionerin e policisë Jim Gordon.
Batman pritet të dalë në qershor të vitit 2021.
-
Publikohen pamje të reja të filmit “The Batman”
-
Janë publikuar pamjet e para të filmit të ardhshëm “The Batman”
-
Andy Serkis dhe Colin Farrell kandidatë për role në “Batman”
-
“The Batman” e dëshiron Jonah Hill për keqbërës, Jeffrey Wright si Jim Gordon
-
Robert Pattinson konfirmohet për rolin e Batmanit