“Poker Face” është filmi i ri i cili vjen me regji të aktorit të shndërruar në regjisor, Russell Crowe. Ylli i filmit “The Gladiator” e ka bashkëshkruar edhe skenarin e këtij projekti si dhe luan në të.
Filmi flet për një miliarder të teknologjisë i cili e organizon një lojë pokeri mes miqsh me shuma të larta parash, por mbrëmja merr një kthesë tjetër kur zbulohen sekretet e mbajtura prej kohësh, shpaloset një komplot i përpunuar hakmarrjeje dhe hajdutët hyjnë në shtëpi.
Krahas yllit australian, Crowe, në film po ashtu luajnë aktorët, Liam Hemsworth, Brooke Satchwell, Aden Young, Steve Bastoni, Matt Nable, Daniel MacPherson, Paul Tassone, Elsa Pataky, RZA dhe Jack Thompson.
“Poker Face” lansohet nëpër kinema më 16 nëntor 2022.
-
“Digger” bashkon dyshen Alejandro González Iñárritu dhe Tom Cruise
-
Tom Cruise habit fansat me transformimin e tij
-
“The Invite”, komedia që sfidon pritshmëritë me kthesa të papritura
-
Russell Crowe në rolin e një shqiptari
-
Bradley Cooper në projektin e ri filmik “Ocean’s” do të luajë përkrah Margot Robbiet