Prindërit e këngëtares së ndjerë, Amy Winehouse, kanë bërë të ditur se do t'i hedhin në ankand disa prej rrobave të fundit të saj, në prag të dhjetë vjetorit të vdekjes.
Paratë që do të mblidhen nga shitja e tyre do të dhurohen për bamirësi, kanë bërë të ditur ata.
Në muajin qershor bëhen plot 10 vjet nga vdekja tragjike e njërës prej këngëtarëve me të kërkuara në botë.
Babai i saj 70-vjeçar, Mitch, duke folur për dhimbjen që ndjenë sa herë i sheh rrobat e të bijës e cila nuk jeton më ka thënë se “sa herë afrohen përvjetorët e vdekjes së Amyt, me dhimbje të madhe i shikojmë rrobat e saj të vendosura në dollap, prandaj kemi vendosur t’i hedhim në ankand”.
Në mesin e rrobave që do të dalin në aksion përfshihen edhe një fustan të cilin Amy e kishte veshur në Brit Awards të vitit 2017 dhe po ashtu një çantë Moschino e cila kap vlerën e 14,000 funtave.
Amy ishte gjetur e vdekur në krevatin e saj, më 23 qershor 2011, në moshën 27-vjeçare, nga konsumimi i tepërt i alkoolit.
-
Shitet fustani i yllit Amy Winehouse për 243 mijë dollarë
-
Babai i Amy Winehouse humb betejën ligjore për shitjen në ankand të gjërave të së bijës
-
Ish-bashkëshorti i Amy Winehouset insiston se nuk është fajtor për vdekjen e yllit
-
Bendi i Amy Winehouse rikthehet në turne për 20-vjetorin e albumit “Back to Black”
-
Prindërit e Amy Winehouse ribashkohen për t’i bërë nderime 14 vjet pas vdekjes