Frontmeni i “The Who”, Roger Daltrey, ka shpjeguar se pse shoku i bendit Pete Townshend u bë i njohur për thyerjen e kitarave në fund të koncerteve, duke thënë se nuk kishte të bënte aspak me aspektin vizual të koncertit.
"Gjithmonë më irritonte se kur lexoje për The Who njerëzit gjithmonë shkruanin për Pete që e thyente kitarën në përforcues", tha Daltrey gjatë një interviste me International Live Music Conference në Londër, javën e kaluar (nëpërmjet Billboard). "Ata nuk e kuptonin. Nuk kishte të bënte me vizualitetin. Kishte të bënte me tingullin që e bënte kjo thyerje. Kur Pete e thyente një kitarë, ndonjëherë i duheshin 10 minuta. Do të ishte si një qengj kurban. Kjo gjë do të bërtiste. Ishte një përvojë e jashtëzakonshme sonike. Zëri do të na linte me kumbim në vesh. Ndonjëherë largoheshim nga skena dhe kumbimi në veshët tanë nuk largohej për dy ditë."
Ai për kolegun e tij të kamotshëm tha: "Njerëzit e thonë fjalën ‘gjeni’ shumë lehtë, por kur bëhet fjalë për muzikën dhe kompozimin e këngëve, duhet të thoni se Townshend në rok muzikën dhe muzikën e popullarizuar, me siguri është njëri nga kompozitorët më të rëndësishëm të shekullit të 20-të. Në këtë kuptim, muzika e tij përmban gjenialitet."
Daltrey e pranoi se, edhe pse dyshja po punonin së bashku në muzikën e re, ata nuk funksiononin në mënyrën siç bënin në të kaluarën. "Ne vetëm po e bëjmë një album të ri për momentin," tha ai, "por është një kohë shumë e çuditshme, sepse nuk jemi më një bend. Unë vetëm e dua punën time që jam tipi i cili e merr atë që Pete e ka shkruar si këngë solo, e shikon dhe mendon 'si mund ta bëj këtë vepër ta lëvizë publikun?' Ky proces për mua e bën regjistrimin e këngëve ende një proces që ia vlen. Përndryshe janë dy tipa në dy studio të ndryshme", shkruan KOHA Ditore
Ai vazhdoi: "Ne nuk bëjmë regjistrime sikur që bënim dikur. Do të doja të ishte kështu, por nuk jemi një bend. Që kur John [Entwistle] dhe Keith [Moon] vdiqën ne nuk jemi një bend në atë kuptim. Por po kështu, ne mund të bëjmë muzikë dhe për sa kohë që mund ta vendosë një vokal në atë që e ka ngritur një këngë nga niveli 'ishte një këngë Pete Townshend' në 'është një këngë e The Who' unë jam i lumtur”. Në temën se sata punonin në studiot e ndara, Daltrey u përgjigj: "Ai nuk pëlqen pamjen time. Mua nuk më pëlqen pamja e tij!"
-
“The Who” në rikthimin e mahnitshëm
-
Roger Daltrey: LP-ja e re e “The Who”- albumi më i mirë që nga “Quadrophenia”
-
Pete Townshend kërkon falje për komentet rreth shokëve të vdekur të bendit
-
Roger Daltrey: “Zëri im do të dorëzohet në pesë vjetët e ardhshëm”
-
Roger Daltrey i “The Who” i kritikon fansat sepse konsumuan marihuanë në koncertin njujorkez