Rockeri i “The Who”, Pete Townshend, ka kërkuar falje për sulmin ndaj shokëve të tij të vdekur të bendit në një intervistë të re.
Kitaristi i njohur i ka shokuar fansat në fillim të kësaj jave kur tha për revistën “Rolling Stone” se ai ishte i lumtur që bateristi Keith Moon dhe John Entwistle ishin të vdekur, sepse "ishte shumë e vështirë të bashkëpunoje me ta", shkruan KOHA Ditore.
Duke u zmbrapsur prej këtij komenti të mërkurën, Pete komentoi në Facebook duke i siguruar ndjekësit e tij se "ishte ironik në mënyrën e tij angleze kur sugjeroi se ai është i kënaqur për vdekjen e tyre".
"E kuptoj që shumë fansa shumëvjeçarë të Who do të lëndohen nga mënyra se si paraqitet si titull", shkroi Townshend. "Shpresoj vetëm që ata më njohin sa duhet që unë e them të vërtetën sa të mundem, por gjithashtu i tregoj të dyja anët e tregimit dhe pjesa tjetër po mungon në tituj."
Ai vazhdoi ta pranojë se i mungojnë Keith dhe John "si njerëz, si miq dhe si muzikantë", duke shtuar: "Alkimia që e kemi ndarë në studio mungon që nga albumi i ri, dhe gjithmonë ndihet gabim kur përpiqemi t’i finalizojmë gjërat pa ata, por mendoj se gjithmonë do të tundohemi të provojmë. Edhe sot e kësaj dite jam zemëruar me Keithin dhe Johnin që kanë vdekur. Nganjëherë kjo shihet. Është egoiste, por është mënyra se si ndihem."
Edhe
“The Who” në rikthimin e mahnitshëm
Pete gjithashtu u kërkoi falje familjeve të shokëve të tij të ndjerë të bendit për "pakujdesi gjatë artikulimit të fjalëve që i kishte thënë".
"Në tre muajt e fundit kam bërë aq shumë intervista saqë po e humbas vëmendjen dhe durimin," shtoi ai. "Unë e fal veten time. Shpresoj që edhe ata do të mund të më falin”.
-
Roger Daltrey: LP-ja e re e “The Who”- albumi më i mirë që nga “Quadrophenia”
-
Roger Daltrey shpjegon se pse Pete Townshend i thyente kitarat pas interpretimit
-
The Rolling Stones shtyjnë planet për turne, Mick Jagger shpreson për rikthim sa më shpejt
-
Kevin Hart reagon ndaj batutës për George Floyd: Nuk ishte me shije, por nuk u befasova