Ylli i “The Who”, Roger Daltrey, ka frikë se do të duhej të largohej nga qendra e vëmendjes brenda pesë vjetëve të ardhshëm, kur zëri i tij do të dorëzohet.
Këngëtari i “Won’t Get Fooled Again” ka pasur probleme vokale për vite me radhë dhe tani beson se fundi është afër sa i përket këndimit.
"Si duket, brenda pesë vjetëve të ardhshëm mendoj se zëri im do të shuhet", thotë 75-vjeçari për Billboard. "Mosha do ta mposhtë atë në fund. Por është ende i pranishëm për momentin."
Ai është duke e performuar atë që mundet derisa ende mund t’i këndojë hitet e The Who - ai dhe Pete Townshend janë në turne me një orkestër dhe planifikojnë ta regjistrojnë një album të ri - të parin për më shumë se 13 vjet, shkruan KOHA Ditore.
Roger thotë për mediat se albumi i ri është "duke dalë shumë më mirë se që ka menduar ndonjëherë ", duke zbuluar se në të janë nëntë këngë të cilat janë "absolutisht të shkëlqyera", ndërsa disa nga këngët e reja të bendit do të orkestrohen.