Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Roger Daltrey i “The Who” i kritikon fansat sepse konsumuan marihuanë në koncertin njujorkez

Roger Daltrey nuk ishte i lumtur me disa fansa në koncertin e “The Who” në New York të hënën: "Ma prishët natën".

Roger Daltrey i kritikoi disa nga fansat e tij që morën pjesë në koncertin e “The Who” në Madison Square Garden të New Yorkut të hënën mbrëma, për shkak të konsumimit të marihuanës.

Këngëtari është alergjik ndaj tymit të marihuanës dhe iu ankua anëtarëve të audiencës për shkak të ndezjes së marihuanës gjatë koncertit të bendit.

Dhe në fund të koncertit të kësaj jave në lokalitetin ikonik të NYC, Daltrey i kritikoi disa fansa në pjesën e përparme për shkak se ia kishin prishur mbrëmjen.

Ai tha: "Më duhet t'ju them, të gjithë ata që pinë marihuanë në pjesën e përparme këtu, unë jam shumë alergjik ndaj saj.

"Nuk po tallem. Kushdo që është atje poshtë, ma prishët natën. Jam alergjik ndaj marihuanës dhe zëri im ta shpif, kështu që shko në dreq!"

Edhe Roger Daltrey: LP-ja e re e “The Who”- albumi më i mirë që nga “Quadrophenia” Showbiz Roger Daltrey: LP-ja e re e “The Who”- albumi më i mirë që nga “Quadrophenia”

Bendi do të kthehet në Angli më 6 qershor për një koncert të veçantë në stadiumin Wembley të Londrës, ku do të bashkohen me Eddie Vedder të “Pearl Jam” dhe “The Kaiser Chiefs”, shkruan KOHA Ditore.

Javën e kaluar, u konfirmua se Daltrey do ta publikonte albumin “Tommy Orchestral” për ta shënuar 50-vjetorin e albumit.