Showbiz

Rod Stewart është këngëtari më i vjetër në krye të top-listave britanike...

Sir Rod Stewart (74) është bërë këngëtari më i vjetër në krye të top-listës së albumeve më të shitura në Britaninë e Madhe, raportoi të shtunën BBC-ja. Albumi 'You're In My Heart', i dhjeti në karrierën e tij, i cili e arriti pozitën udhëheqëse, u publikua më 22 nëntor.

Kjo javë u mbyll me garën e tij të ngushtë me Robbie Williams (45) dhe “The Who” me vetëm 750 kopje të shitura më shumë. Sër Rod, i cili është 74 vjeç e 11 muaj, për tre muaj e ka mposhtur rekorderin e deritanishëm, këngëtarin amerikan Paul Simon (78).

Por do të duhet shumë kohë për ta thyer rekordin e këngëtares më të vjetër në krye të top listës. Vera Lynn (102), arriti në pozitën e parë në vitin 2014 kur ishte 97 vjeç, raporton BBC.

Përndryshe, Stewart kohët e fundit e ndau me publikun maketin enorm dhe tepër të detajuar të qytetit hekurudhor në të cilin ai dhe miqtë e tij kanë punuar për 26 vjet, shkruan KOHA Ditore. Në revistën britanike për hobi, këngëtari e prezantoi qytetin e tij, ndërtimi i të cilit filloi në papafingon e shtëpisë së tij në Los Angeles në vitin 1993.

“U fiksova në hekurudhën amerikane sepse jetoja atje kur u krijua skica. Do të shikoja nga dritarja dhe ishte aty. Me dy dyqane shërbyese të cilat shisnin modele të hekurudhave amerikane pranë Los Angelesit, çfarë tjetër kam mundur të blej?”, tha Stewart, duke shtuar se e kishte frymëzuar libri për George Sellios, krijuesin e njohur amerikan të modelit të hekurudhës.