Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rod Stewart planifikon të pensionohet nga roku

Rod Stewart po planifikon të pensionohet nga muzika rok në mënyrë që të përqendrohet në këndimin e kompozimeve xhaz dhe melodive të serialeve/emisioneve.

Këngëtari 74 vjeçar i hitit “Maggie May” po vazhdon ende të punojë, ndërsa shumë bashkëkohës të tij, përfshirë Elton John dhe Ozzy Osbourne, i kanë njoftuar planet për të hequr dorë nga turnetë për shkak të viteve të tyre.

Megjithëse Rod nuk është i gatshëm të heqë dorë nga performimi krejtësisht, ai i zbuloi planet t’i lërë mënjanë rrobat e tij të dallueshme të ngushta dhe rok hitet e stilit të tij.

"Është më afër se sa mendoni," tha ai për gazetën britanike The Sun duke iu referuar planeve të tij të pensionimit. "Mendoj se gjithmonë do të këndoj, por nuk mund ta bëj gjithmonë këtë. Do të vijë koha kur do të them, 'Mirë, largoni pantallonat e ngushta dhe të gjitha rrobat qesharake'".

Rokeri vazhdoi të zbulojë se ai tashmë kishte diskutime rreth një koncerti në të cilin do të këndonte nga Great American Songbook, term ky kolektiv për një mori këngësh të cilat ishin të njohura në SHBA në gjysmën e parë të shekullit të 20-të, shkruan KOHA Ditore.

"Dua ta bëj Great American Songbook. Në fakt, e kisha një takim për këtë javën e kaluar, që t’i bëj të gjitha kompozimet e xhazit në Albert Hall", tha ai. "Është më afër se sa mendoni. Por pensionimi? Jo. Por interpretimi i gjërave të rokenrollit? Po."