Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Robie dhe Pitt bashkohen në ekran për filmin “Babylon”

Janë publikuar pamjet e para të filmit “Babylon”, i cili vjen me regji të Damien Chazelles dhe flet për Hollywoodin e viteve ’20.

Me një kastë aktorësh yje, si Margot Robbie, Brad Pitt, Jean Smart, Diego Calva, Tobey Maguire dhe Olivia Wilde, filmi e rrëfen historinë e një gruaje e cila ëndërron të bëhet aktore, dhe e bënë të pamundurën ta arrijë famën në industri.

“Babylon” është një tregim i ambicies së pamasë, të tepruar dhe të egër, që i ekranizon ngritjet dhe rëniet e personazheve të shumtë, gjatë një epoke dekadente dhe shthurjeje të shfrenuar.

Me këtë projekt aktori Tobey Maguire, më së miri i njohur për portretizimin e superheroit Spiderman, e shënon paraqitjen e dytë në ekran të madh në tetë vjetët e fundit.

“Babylon” fillon së shfaquri nëpër kinematë e Amerikës më 25 dhjetor, ndërsa në Britani të Madhe lansohet nga janari i vitit 2023.