Studioja filmike “Warner Bros” i ka publikuar disa fotografi nga xhirimet e filmit të ardhshëm, “Barbie”, ku shfaqen dy aktorët e famshëm hollywoodian, Margot Robbie dhe Ryan Gosling, në rolet e çiftit të njohur në botën e kukullave, Barbie dhe Ken.
Te dy personazhet vijnë me pamje pothuajse të përkryer, me flokë të bardha që i karakterizojnë ata, dhe të rrethuar me shumë ngjyra.
Ende nuk dihen shumë hollësi rreth këtij projekti kinematografik, por ai vjen me skenar të shkruar nga Noah Baumbach dhe Greta Gerwig, derisa kjo e fundit po ashtu e ka bërë regjinë e tij.
Ylli i kinematografisë, Margot Robbie, përveç që e luan rolin kryesor në film, po ashtu shërben si producentë ekzekutive.
Ndër aktorët tjerë që janë angazhuar në projekt janë, Issa Rae, America Ferrera, Simu Liu dhe Will Ferrell.
“Barbie” fillon shfaqjen nëpër kinema nga korriku i vitit të ardhshëm.
{gallery}