Aktorja e njohur australiane, Margot Robbie, i është përgjigjur kritikave të publikut se e ka shtuar një “skenë të puthjes me Brad Pittin” në skenarin e filmit të ardhshëm, “Babylon”.
Ylli i kinematografisë para ca ditësh e zbuloi lajmin se e kishte shtuar një skenë të puthjes në film, të cilën skenaristi dhe regjisori Damien Chazelle nuk e kishte planifikuar, duke thënë: “Mendova me vete, kur tjetër do të më vijë rasti për ta puthur Brad Pittin? Kështu që do ta shfrytëzojë këtë mundësi”.
Pasi shumë njerëz e kritikuan vendimin e aktores në rrjetet sociale, Robbie në një intervistë për “Entertainment Tonight” deklaroi se i gjithë ekipi i aktorëve ishte i pajtimit me këtë veprim.
“Ne të gjithë vendosëm kufijtë tanë përpara se ta bënim këtë film, sepse është një projekt që me të vërtetë i shtyn kufijtë në shumë mënyra”.
Në një intervistë tjetër për portalin “Access Hollywood”, 59-vjeçari Brad Pitt, rreth kësaj puthjeje tha: “Edhe unë po mendoja, kur do të më vinte një mundësi e dytë për ta puthur Margotin? Prandaj, le ta bëjmë këtë. Ne kemi luajtur në tre filma së bashku dhe kjo është hera e parë që e kishim një skenë bashkë. Më besoni, puthja me mua është gjëja më e thjeshtë që ajo e bënë në këtë film. Ajo është vërtetë fantastike në këtë projekt. Është roli më i mirë të cilin e ka luajtur ndonjëherë”.
“Babylon”, vjen me regji të Damien Chazelles dhe flet për Hollywoodin e viteve ’20.
Me një kastë aktorësh yje, si Margot Robbie, Brad Pitt, Jean Smart, Diego Calva, Tobey Maguire dhe Olivia Wilde, filmi e rrëfen historinë e një gruaje e cila ëndërron të bëhet aktore, dhe e bënë të pamundurën ta arrijë famën në industri.
Edhe
Robie dhe Pitt bashkohen në ekran për filmin “Babylon”
“Babylon” është një tregim i ambicies së pamasë, të tepruar dhe të egër, që i ekranizon ngritjet dhe rëniet e personazheve të shumtë, gjatë një epoke dekadente dhe shthurjeje të shfrenuar.
Me këtë projekt aktori Tobey Maguire, më së miri i njohur për portretizimin e superheroit, Spiderman, e shënon paraqitjen e dytë në ekran të madh në tetë vjetët e fundit.
“Babylon” fillon së shfaquri nëpër kinematë e Amerikës më 25 dhjetor, ndërsa në Britani të Madhe lansohet nga janari i vitit 2023.
-
Bradley Cooper në projektin e ri filmik “Ocean’s” do të luajë përkrah Margot Robbiet
-
Margot Robbie tregon pse vendosi të dalë lakuriq në një skenë të “Wolf of Wall Street”
-
Pse fëmijët e Brad Pittit po heqin mbiemrin e tij? Përçarja familjare ka arritur pikën pa kthim
-
Djali i Angelina Jolie dhe Brad Pitt kërkon ta heqë mbiemrin “Pitt”