Këngëtari i shquar anglez Robbie Williams është duke bashkëpunuar me regjisorin Michael Gracey për filmin “Better Man”, film që portretizon jetën e këngëtarit.
Ndonëse Williams ka thënë se nuk e di se kush do ta luajë rolin e tij në film te sekuencat kur paraqitet jeta e tij në rini, ai thotë se nuk do të ketë nevojë për aktorë për të paraqitur atë në kohët e tashme.
“Jam 97 për qind i sigurt se do të ndodhë. Nuk e di se kush do të më luajë në pjesën kur jam më i ri, por e di se kush do të luajë rolin tim në pjesën e tashme. Po më shihni mua”, ka thënë Williams, raporton “FemaleFirst”.
Williams 48-vjeçar thotë se e ka një ide se kë do të pëlqente ta portretizonte atë si të ri, por refuzon ta thotë këtë.