Këngëtari i njohur, Robbie Williams, ka paralajmëruar koncertin më të veçantë karrierës së tij, që do të mbahet më 9 tetor në Dingwalls, Camden të Londrës.
Koncerti është organizuar për të festuar daljen e albumit të tij të ri “Britpop”, i cili do të publikohet një ditë më pas, ka raportuar FemaleFirst.
Në këtë koncert të veçantë, këngëtari 51-vjeçar do të interpretojë të gjithë albumin e ri, por edhe çdo këngë nga albumi debutues i tij në vitin 1997, “Life Thru A Lens”, i cili përmban këngët klasike si “Angels” dhe “Let Me Entertain You”, si dhe këngët e dashura nga fansat si “Lazy Days” dhe “Old Before I Die”.
Për të siguruar qasje të hershme në bileta, fansat duhet të porosisin paraprakisht albumin në faqen zyrtare të Williamsit ose të regjistrojnë emailin e tyre.
Albumi i ri “Britpop” sjell tingull më të rëndë kitarash dhe përfshin bashkëpunime me emra të njohur si Chris Martin i grupit “Coldplay”, Gaz Coombes i “Supergrass”, dyshja latine Jesse & Joy, ish-kolegu i tij nga “Take That”, Gary Barlow, si dhe legjenda e “Black Sabbathit”, Tony Iommi.
“Sa me fat jam? Është guxim i madh nga të dy, një anëtar i ‘Black Sabbath’ në një këngë të Robbie Williamsit. Zoti e bekoftë që e bëri, dhe Zoti më bekoftë mua për guximin tim!”, ka thënë Williams.
Ai ka shtuar se ky album është më personal dhe më i lidhur me shijet e tij.
“Unë po luaja në mënyrë të sigurt dhe nuk po drejtoja ‘makinën’ time. Nuk i kam pasur duart ‘në timon’ sepse gjithmonë po mendoja çfarë do t’u pëlqente njerëzve. Këtë herë thjesht doja të bëja diçka që më pëlqen mua”, ka thënë këngëtari.
Lista e plotë e këngëve në albumin “Britpop”:
1 Rocket
2 Spies
3 Pretty Face
4 Bite Your Tongue
5 Cocky
6 All My Life
7 Human
8 Morrissey
9 You
10 It’s OK Until The Drugs Stop Working
11 Pocket Rocket