Muzikanti i njohur britanik, Robbie Williams, ka deklaruar se albumi i tij i radhës do ta kthejë prapa në vitin 1995.
Duke folur për portalin “The Telegraph”, këngëtari tregoi hollësi rreth projektit të ardhshëm si dhe zbuloi se po shikon prapa në të kaluarën e tij, për ta krijuar materialin e albumit të ri muzikor.
“Kam vendosur të shikoj prapa në kohë, në vitin 1995 kur u largova nga grupi ‘Take That’. Dhe tani, me njohuritë që i kam për muzikën, po mendoj se cili do të ishte albumi që do ta krijoja”, deklaroi këngëtari.
Përveç muzikës, në këtë intervistë, Williams gjihashtu foli për projektet e reja të cilat është gati për t’i realizuar.
“Unë po ashtu jam duke krijuar art. E kam shkruar një serial televiziv, kam krijuar linjën time të rrobave dhe e kam krijuar një pije personale. Së shpejti dua ta ndërtojë një hotel sepse dua të krijoj diçka të madhe në botën e biznesit. Ka shumë projekte në të cilat jam duke punuar. E kam shkruar një tjetër mjuzikëll. Pra, e vërteta është se do të jem shumë i zënë me projekte të ndryshme”.
Edhe
Robbie Williams shtyn daljen e albumit për të shmangur “përplasjen” me Taylor Swift
Së fundmi u raportua se Robbie Williams do të marrë pjesë në një dokumentarë të ri, që flet për jetën dhe karrierën e tij muzikore.
Ai po ashtu është pjesë e filmit të ardhshëm biografik, “Better Man”, që vjen i realizuar nga Michael Garecey, i cili e ka bërë regjinë e mjuzikllit “The Greatest Showman”.