Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Robbie Williams do t’i lansojë dy albume në vitin 2023

Ylli i hitit “Rock DJ”, Robbie Williams, e ka bërë të ditur lajmin se do t’i lansojë edhe dy albume të reja gjatë vitit 2023.

Adhuruesit e këngëtarit britanik mund të presin muzikë të re nga idhulli i tyre, në muajt në vazhdim.

“I kam dy albume gati që do të vijnë shumë shpejt. Po ashtu kam realizuar shumë materiale të reja me grupin e ri të muzikës elektronike, ‘Lufthaus’. Në fakt unë dua që, para se të vijë vera, ta publikojë një album”, tha këngëtari në një intervistë të fundit.

Grupi “Lufthaus” përbëhet nga Robbie Williams, Tim Metcalfe dhe Flynn Francis.

Pop-ylli 48-vjeçar ka shumë ide për projektet e ardhshme muzikore, përfshirë këtu dëshirën për ta sjellë një version të ri të albumit të vitit 2006, “Rudebox”, i cili dominohej nga tingujt e muzikës dance.

Ndër të tjera, këngëtari e shprehu dëshirën për të shkruar këngë me kantautorin britanik, James Blunt.

Edhe Robbie Williams shtyn daljen e albumit për të shmangur “përplasjen” me Taylor Swift Showbiz Robbie Williams shtyn daljen e albumit për të shmangur “përplasjen” me Taylor Swift

“Dua të shkruaj këngë me Jamesin. Gjatë vitit 2022 jemi takuar disa herë me njëri-tjetrin. Vazhdimisht kemi bërë plane të takohemi në studio incizuese, por angazhimet e shumta nuk po na e mundësojnë këtë gjë”.

Në shtator të vitit të kaluar, Robbie e publikoi albumin e 10-të me këngë të përmbledhura, pjesë e së cilit ishin versione të reja, të rimenduara të hiteve të tij dhe disa materiale të reja muzikore.

Albumi i tij i fundit me muzikë të re ishte, “The Heavy Entertainment Show”, i cili u lansua në vitin 2016 ndërsa tri vjet më vonë, Williams e publikoi albumin me muzikë të festave të fundvitit, “The Christmas Present”.