Këngëtarja me prejardhje kosovare, Rita Ora, gjithmonë ka qëndruar në hap me trendët e fundit të modës. Këtë e ka bërë edhe në një promovim të koleksionit të ri të kompanisë së njohur “Gucci”.
Këngëtarja 30-vjeçare kishte të veshur një bluzë shumëngjyrëshe që e identifikon “Guccin” dhe një fund gjithashtu pjesë e koleksionit “Aria”. Këngëtarja është pjesë e shumë yjeve që kompania “Gucci” i ka përzgjedhur për të qenë pjesë e koleksionit “Aria”. Yje tjera janë Miley Cyrus, Lana Del Rey dhe Madonna.
Ndërkaq, Rita mbante të gjithë veshjen nga koleksioni që u prezantua të enjten. Fotografitë janë shkrepur pas perëndimit të diellit, ndërsa veshjen e ka kombinuar e flokët që shkonin kah ngjyra e kuqe, duke hequr kështu dukjen bionde për të cilën edhe njihet. Këngëtarja shqiptare në llogaritë e saj nëpër rrjetet sociale, të enjten publikoi edhe fotografitë e muralit të realizuar për të në Ferizaj. Rita ka thënë se ka mbetur e mahnitur me muralin në qendër të Ferizajt. Ora në mural paraqitet me rrobat kombëtare, fotografi të ndara nga videoklipi i fundit i saj “Bang”.
{gallery}
-
Rita Ora entuziaste për albumin e ri, tregon cila është ëndrra e saj
-
Rita Ora publikon këngën e re
-
Rita Ora e Dua Lipa shkëlqejnë në ndejën e “Vanity Fair” pas ceremonisë “Oscar”
-
Dua Lipa shfaqet me pallto që ka vlerën e rreth 50 mijë dollarëve
-
Rita Ora e Yll Limani publikojnë bashkëpunimin e shumëpritur