Shqiptarja me famë botërore Rita Ora po përballet me kundërshtime nga fqinjët për planet e saj në shtëpinë luksoze në veri të Londrës.
Këngëtarja 34-vjeçare ka propozuar ndërtimin e një salle fitnesi në oborrin e poshtëm të shtëpisë, por disa fqinjë të saj janë të pakënaqur.
“Banorët që kanë zgjedhur këtë zonë për qetësinë e saj nuk duhet të detyrohen të jetojnë me ndriçim artificial, zë të amplifikuar ose humbje të privatësisë”, thuhet në ankesën zyrtare nga fqinjët, ka raportuar The Sun.
Ata po frikësohen se projekti mund të shkaktojë konflikte, ankesa dhe madje edhe mosmarrëveshje ligjore.
“Edhe pse përmendet izolimi akustik, përfshirja e dyerve të mëdha rrëshqitëse tregon se muzika dhe zërat mund të dëgjohen në çdo orë”, thuhet tutje në ankesë.
Sipas fqinjëve, shtëpia ngjitur ka një rregull të rreptë që ndalon grumbullimet e mëdha ose festat, pikërisht për ta ruajtur qetësinë dhe respektin mes fqinjëve. Ky propozim e minon këtë mirëkuptim dhe mund të shkaktojë konflikte, ankesa dhe mosmarrëveshje ligjore.
Ora, e martuar me regjisorin e njohur të Hollywoodit, Taika Waititi, që nga viti 2022, nuk ka publikuar album të ri që prej vitit 2023 dhe tani dëshiron t’i prezantohet sërish publikut.
“Kam aq shumë gjëra për t’ua kujtuar adhuruesve, sidomos atyre të rinjve. Më pëlqen ideja e të shpjeguarit se kush jam unë përsëri”, ka thënë ajo.
LEXO EDHE: