Showbiz

Rita Ora fiton betejën kundër fqinjëve për ndërtimin e palestrës së oborr

Rita Ora

Rita Ora

Foto: Associated Press

Shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, ka fituar lejen për ndërtimin e një palestre në oborrin e shtëpisë së saj.

34 vjeçja, i tejkaloi “protestat” që u bënë kundër saj nga disa fqinjë, që e kundërshtuan planin që kishte për ndërtimin e palestrës në shtëpinë e saj në Londër.

Rita Ora duke treguar shtëpinë e saj në Londër, për Architectural Digest, dy vjet më parë:

“Rita nuk ka për qëllim ta pengojë qetësinë e lagjes dhe ka ndjekur rregullat për planifikimin që kishte. Po të mos i kishte ndjekur rregullat ajo nuk do të mund ta merrte lejen nga zyrtarët komunal për ndërtimin e palestrës”, ka thënë një burim për The Sun.

Ora, e cila e ka blerë pronën që katër vjet, shpreson ta ndërtojë një dhomë në kopsht, e cila do të përdoret si palestër.

Sidoqoftë, plani i saj ka nervozuar disa fqinjë, të cilët po shqetësohen se kjo gjë do të mund ta pengojë qetësinë e lagjes dhe do të ndikojë në kafshët qe jetojnë aty.

“Vendasit që kanë zgjedhur të jetojnë në këtë lagje shkaku i qetësisë që ofron, nuk duhet të detyrohen të jetojnë nën drita artificiale, zhurma e mungesë privatësie. Ani pse ndotja akustike nuk përmendet, përfshirja e dyerve izoluese sugjeron se muzikë me zë të lartë do të mund të dëgjohet në çdo moment”, ka thënë një ndër fqinjët.

Një tjetër ka thënë se lagjja ka rregulla strikte që ndalojnë tubimet e mëdha e festat, është e projektuar në mënyrë të veçantë për të siguruar paqe e respekt ndërmjet fqinjëve.

“Ky propozim pengon mirëkuptimin e ndërsjellë dhe përmban potencial për të nxitur konflikt, ankesa si dhe mosmarrëveshje ligjore”, ka thënë një tjetër.

Një tjetër ankesë sugjeron se Ora po rrezikon të shkatërrojë ekologjinë natyrore.

“Ironikisht, ka prova se pronarja e tashmë e kësaj prone ka thënë se dëshiron ta mbajë e ta nderojë trashëgiminë e oborrit të saj, e cili është shtëpia e fluturave e zogjve, duke përfshirë shumë lloje të veçanta të tyre. Aty, ndër vite, janë parë edhe fazanët. Të shkatërrosh ekologjinë natyrore në këtë pjesë në mënyrë që të ndërtosh një palestër moderne nuk ka të bëj fare me mbajtjen e trashëgimisë dhe qetësisë që pikërisht kjo pronë ofron”, ka thënë një fqinji.