Showbiz

Rita Ora shfaqet me unazë të madhe diamanti gjatë performancës në Londër, pak pasi konfirmoi martesën

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka treguar një unazë të madhe diamanti të shtunën derisa ka performuar në një klub nate në Londër, pak ditë pasi ka konfirmuar martesën e saj me regjisorin Taika Waititi, raportoi të hënën "Daily Mail".

32-vjeçarja tregoi unazën me shirit argjendi dhe një gur blu në mes, në dorën e saj të majtë teksa u ngjit në skenë.

Nuk dihet nëse bizhuteritë janë nga dasma e saj, apo vetëm i ka përdorur për t’i përshtatur me dukjen gjatë performancës.

Gjatë kësaj paraqitjeje, veshja e saj asimetrike ishte plotësisht e tejdukshme, që lejonte të shiheshin edhe të brendshmet e saj të poshtme.

Këngëtarja kosovare ka folur të premten në Heart Radio Breakfast, ku e ka pranuar se tashmë është e martuar me regjisorin hollivudian.

“Po jam martuar. Zgjodha ta mbaja këtë sa më private dhe për vete”, është shprehur këngëtarja 32-vjeçare, teksa ishte ftuar në emision për ta promovuar këngën e saj më të re ku flet për një martesë, të titulluar “You Only Love Me”.

Image
Image