Ylli botëror i muzikës, Rita Ora, do të kthehet sërish në Tiranë. Ajo pritet të mbajë koncert më 6 shtator në kryeqendrën e Shqipërisë, ka bërë të ditur drejtoresha e Përgjithshme e Promovimit të qytetit në bashkinë e Tiranës, Mirela Koçollari.
Koncerti i këngëtares së famshme shqiptare, është parashikuar të mbahet në sheshin “Skënderbej” në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022”.
Tirana është Kryeqyteti Evropian i Rinisë për 2022. Titulli jepet nga Forumi Evropian i Rinisë i krijuar për të fuqizuar të rinjtë, për të nxitur pjesëmarrjen e të rinjve dhe për të forcuar identitetin evropian.
Kjo do të jetë hera e tretë që Rita Ora ngjitet në një skenë në Shqipëri. Ajo ka performuar edhe më 2012 në Tiranë për 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë dhe më 2018.

-
Rita Ora koncert në Ohër në të njëjtën datë kur “Sunny Hill” mbahet në Prishtinë
-
Mariah Carey pritet të rikthejë turneun e Krishtlindjeve në Evropë pas tetë vjetësh
-
Rita Ora entuziaste për albumin e ri, tregon cila është ëndrra e saj
-
Shqipëria ia hap dyert reperit kontrovers Kanye West
-
Rita Ora publikon këngën e re