Dua Lipa e Rita Ora janë dy këngëtare me prejardhje nga Kosova të cilat po korrin vazhdimisht suksese në industrinë botërore të muzikës.
Pavarësisht se të dyja vijnë nga Kosova, ato nuk janë parë asnjëherë duke komunikuar me njëra-tjetrën, ndonëse kanë marrë pjesë në ngjarje të njëjta muzikore.
Rita Ora së fundmi ka rënë në sy duke mbajtur të veshura një palë këpucë me takë shumë të lartë, të cilat për ditëlindjen e saj i kishte veshur edhe Dua Lipa.
Madje edhe ngjyra e këpucëve që ka veshur Rita është e njëjtë me ato që pati veshur Dua me rastin e ditëlindjes së saj, gjatë qëndrimit në Shqipëri këtë verë.

Artikuj të ngjashëm
-
Shakira e zgjedh Dua Lipën si artisten me të cilën ka dëshirë të bashkëpunojë
-
Dua Lipa shkëlqen me fustan të bardhë me pupla në festën para dasmës në Palermo
-
Dua Lipa dhe Callum Turner martohen në një ceremoni private në Londër
-
Dua Lipa sjell gjallëri në Cannes me veshje ngjyrë vjollcë
-
Pretendimi për përplasjen mes Lipës e Gadotit në Met Gala bëhet viral