“E bukur” është komenti që këngëtarja me famë botërore e me rrënjë nga Kosova, Rita Ora, ka pasur për bashkëvendasen, po ashtu me famë ndërkombëtare, Dua Lipën.
Në emisionin e Andy Cohenit, Rita dhe Dj Diplo, kanë komentuar disa figura të njohura botërore që u shfaqeshin në ekran. Kur doli fotografia e Dua Lipës, Rita u shpreh shkurt “e bukur”, ndërsa DJ amerikan shtoi “shqiptare” duke nxitur reagimin e Ritës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRita ka komentuar edhe bashkëshortin Taika Waititi të cilin e quajti “perëndi të seksit”, ndërsa në ekran u shfaqën për komentim edhe Justin Bieber, Snoop Dogg, Cardi B, Sia dhe Carrie Fisher.
Asaj iu shfaq edhe Post Malone për të cilin është përfolur se ka pasur aferë në të kaluarën.