Këngëtarja e njohur me origjinë nga Kosova, Rita Ora, pas suksesit të albumit të saj të dytë “Phoenix”, i cili arriti majat e klasifikimeve botërore të muzikës, do të jetë pjesë e një fushate të re publiciteti dhe bashkëpunimi, për këpucët luksoze të markës prestigjioze “Giuseppe Zanotti”, si fytyra e re zyrtare.
Këngëtarja 28 vjeçare përmes një postimi në Instagram ka treguar se ndihet “shumë e emocionuar për fushatën e re të këpucëve luksoze italiane, bazuar në bizhuteritë e saj personale”.
Lexoni edhe:
Këpucët e koleksionit do të kenë kryesisht çizme të larta prej lëkure, të hapura nga mbrapa por dhe këpucë me taka që theksojnë kofshët apo sandale të hapura me zinxhir përreth këmbës, të gjitha bazuar dhe ndikuar nga bizhuteritë personale të Rita Orës.