Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rita Ora e pranon që ka qenë në lidhje me meshkuj dhe me femra

Këngëtarja dhe kantautorja Rita Ora i ka befasuar shumë fansa me deklaratën më të re. Në një intervistë për “Daily Star”, ajo foli për seksualitetin e saj dhe zbuloi se ka qenë në lidhje romantike edhe me femrat. Ajo gjithashtu foli për thashethemet se është në lidhje me ish-yllin e “One Direction”, Liam Payne, dhe tha se e pengon fakti që gjithnjë e lidhin me meshkujt me të cilët shoqërohej.

'Pse njerëzit nuk supozojnë se ai ka të dashur? Gjithmonë ajo e dashur është me të. Unë kam shumë miq meshkuj, shumë miq meshkuj tërheqës. Kjo nuk do të thotë se kam diçka më shumë me ta", shpjegoi këngëtarja 28-vjeçare. 'Liam dhe unë jemi thjesht miq. Unë e admiroj bukurinë e meshkujve dhe femrave. Unë i shoh njerëzit pa fytyra dhe pa gjini, për mua ka të bëjë me personin. Në jetën time kam pasur lidhje romantike me femra dhe meshkuj', shtoi ajo.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Image

Këngëtarja britanike/shqiptare ka vendosur të flasë pasi që në vitin 2018 u akuzua për shfrytëzimin e biseksualitetit për promovimin e këngës së saj ‘Girls’, kryesisht për shkak të vargut: ‘Ndonjëherë thjesht dua të puth femra, thjesht dua të puth femra’, shkruan KOHA Ditore. Në atë kohë këngëtarja tha se ajo kurrë nuk do t’i dëmtonte me dashje njerëzit e tjerë LGBTQ ose këdo tjetër. 'Jam përpjekur të jem bashkëpunëtore e komunitetit LGBTQ gjatë gjithë karrierës sime dhe do të jem gjithmonë. Këngën ‘Girls’ e kam shkruar për ta paraqitur një pasqyrë të saktë të përvojës sime reale dhe të sinqertë në jetën time”, e pranoi ylli i ri i popit.