Showbiz

Rira Ora pjesë e natës speciale ku “Masked Singer” nderon legjendën Billy Joel

Këngëtarja me famë botërore, me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka treguar se spektakli “Masked Singer”, do të mbajë edicion special për yllin, Billy Joel.

Rita Ora e cila është pjesë e jurisë së këtij spektakli, e bëri të ditur lajmin përmes llogarisë së saj në rrjetin social Instagram, ku para se të fillonte spektakli shkroi se do të vishej me një fustan të vjetër të kuq, të cilit “duhet të ia heq pluhurin për ta përdorur në këtë ngjarje”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

“The Mirror US” ka shkruar se episodi i tretë i spektaklit të quajtur “Masked Singer” u shfaq të mërkurën në orën tetë pas darke. Aty u prezantua një grup i ri i të famshmeve të cilët ishin të maskuar dhe morën emrin Grupi C.

Juria e emisionit, pjesë e të së cilës janë, këngëtarja Rita Ora e të famshëm të tjerë si Robin Thick, Ken Jeong dhe Jenny McCarthy, u munduan të gjenin se kush ishte maskuar duke u fokusuar në performancën e grupit.

Temë e kësaj nate, ishin veprat e yllit të muzikës Billy Joel ku çdo pjesëtar i grupit të të maskuarve këndonin nga një pjesë të këngëve të legjendës.

Pjesëtari i jurisë, Ken, mendoi se njëri prej të maskuarve mund të ishte vet Billy.

Rita dhe Robin gjatë spektaklit thanë se e dinin kush ishte i maskuar si “Shpageta me qofte”.
Më pas u zbulua se ai ishte Master Chefi, Joe Bastianich.

Amerikani 74-vjeçar, Billy Joel, emri i vërtetë i të cilit është William Martin Joel, është këngëtar e muzikant i shquar i njohur për talentin në piano, i cili ka karrierë si solo artist që nga viti 1970.

Në muajin shtator të vitit 2019, Rita Ora, u bë pjesë e spektaklit “Masked Singer” në Britani, ku qëndroi rreth një vit si pjesëtare e jurisë.

Pastaj ajo shkoi për t’iu bashkuar spektaklit “The Voice” në Australi, ku gjithashtu ishte pjesë e jurisë nga viti 2021 deri në 2023.

Ndërsa në muajin shtator të vitit 2023, kanali Fox dha lajmin se Ora do të jetë pjesë e spektaklit “Masked Singer” në SHBA përgjatë sezonit të 11-të të tij.

Image